Për mosemërimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës(KPMShCK)dhe ndarjen e pagës shtesë në shërbimin publik me rastin e pandemisë, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës(SShCK) në konferencën për media ngritën shqetësimin e tyre për mos funksionalizimin e këtij Këshilli nga e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate Mursel Zymberi tha se pikërisht nga Kuvendi i Kosovës është duke u shkel Kushtetuta e Kosovës për mos funksionalizimin e KPMShCK-së.

Zymberi tha se numri total i lëndëve të pazgjidhura janë rreth 900.

Ka lëndë që prej vitit 2018 dhe 2019 janë të pa zgjidhura, ndërsa vetëm në 2020 janë 150 lëndë vetëm për vitin 2020, të natyrave të ndryshme, kryesisht rreth konkurseve. Kërkoj nga kryetarja e kuvendit për emërimin e anëtarëve të ri dhe funksionalizimin e Këshillit, sepse për mos këtë funksioanilizim, kuvendi po lejon shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës”, tha Ibrahimi.

Ai theksoi se si sindikatë kërkojnë që me urgjencë të konsolidohet Këshilli.

Murseli ngriti edhe çështjen e disa punëtorëve të shërbimit civil dhe social që kanë dhënë kontribut të veçantë në kohën e pandemisë, të cilët nuk janë përfshirë në pakon emergjente fiskale, për çka kërkoi që edhe kjo kategori të përfitojë nga 300 euro për muaj.