Prishtina me masë shtesë mbrojtëse

Prishtina me masë shtesë mbrojtëse

Komuna e Prishtinës ka marrë një masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirsuit.

Njoftohet se qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në komunën.

“Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, thuhet ndër tjera në njoftimin e komunës të bërë në Facebook.

Para disa dite, komuna e Prishtinës ka dezinfektuar 15 Qendrat e Mjekësisë Familjare, 15 Ambullantat e Mjekësisë Familjare, Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare, Poliklinikën e Stomatologjisë dhe  Dispanzerin Antituberkular. /21Media