Kuvendi Komunal i Skenderajt, me propozim të kryetarit Bekim Jashari, sot ka miratuar rishikimin e buxhetit për këtë vit, si nevojë e domosdoshme pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Me këtë rishikim, nëse miratohet nga Ministria e Financave, do të bëhet transferimi i mjeteve financiare nga projektet që rrezikohen të jetësohen këtë vit për shkak të pandemisë, në projektet tjera të cilat janë në realizim e sipër.

“Kështu do të arrijmë që të kemi shpenzim efikas të buxhetit dhe realizim të projekteve konform parashikimeve tona”, ka shkruar Jashari në Facebook.