Napoli ka njoftuar se të gjitha testet e bëra tek skuadra e tyre për Covid-19 kanë rezultuar negative, pasi ata u përballën me Genoan javën e kaluar nga e cila dolën 11 lojtarë pozitiv me koronavirus.

Nesër po ashtu do të zhvillohet një tjetër seri testesh pasi dihet se ky virus mund të përhapet edhe më vonë, ashtu siç kishte ndodhur me Genoan.

Shumë skuadra italiane janë duke zhvilluar testet për Covid-19 pasi përhapja e këtij virusi po ndodhë edhe për shkak të kontakteve të futbollistëve gjatë një ballafaqimi.