Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka marrë masa të reja

Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka marrë masa të reja

Vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarët do të mund të dalin jashtë shtëpive vetëm një herë në ditë dhe atë për vetëm një orë e gjysmë, e quan plotësisht të ligjshëm njohësi i çështjeve juridike dhe një prej hartueseve të Kushtetutës së Kosovës, Prof.Dr.Riza Smaka.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka vepruar përshtatshëm dhe justifikueshëm në funksion të shëndetit të qytetarëve të Kosovës, ndërsa thekson se ai nuk ka besim tek Gjykata Kushtetuese, e për këtë thotë se ka ndikuar puna e papërgjegjshme e deritanishme e saj.

Sipas tij, edhe nëse dikush do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e kë tij vendimi, kjo e fundit do të duhej të vepronte në konformitet me realitetin ekzistues me interesin e përgjithshëm.

Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka marrë vendim që qysh nga nesër qytetarët do të mund të dalin jashtë shtëpive vetëm një herë në ditë dhe atë për vetëm një orë e gjysmë sa për të kryer furnizimet me artikuj të domosdoshëm ushqimor ose obligime tjera financiare. Dalja e qytetarëve është rregulluar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.

Deri më tani në Kosovë janë 377 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 8 persona.