Emri i norvegjezit është lidhur me një numër madh klubesh europiane

Emri i norvegjezit është lidhur me një numër madh klubesh europiane

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar që Manchester United është i interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Erling Haaland.

Emri i norvegjezit është lidhur me një numër madh klubesh europiane javët e fundit, pas një fillimi mbresëlënës të sezonit, në të cilin ai ka shënuar 28 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat.

19-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në të gjithë kontinentin dhe United duket se po e “shtron” rrugën për nënshkrimin e tij. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer e pranon interesin për Haaland.

“Ai është një lojtar që më pëlqen. Ne jemi në kërkim të lojtarëve të mirë gjatë gjithë kohës. Erling ka pasur një zhvillim të mirë, kështu që ai duhet të rritet më tej sido që të vendosë. Nuk kam nevojë të flas aq shumë për të, por ne si ekip gjithmonë kërkojmë lojtarë që mund të plotësojnë grupin”, ka thënë Solskjaer.