Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka treguar yllit të skuadrës gjermane Jadon Sancho se ai pret që kalimi i tij në “Old Trafford” të kompletohet para datës 5 tetor, thuhet në një raport të “Dagbladet”.

United deri më tani nuk ka arritur që t’i plotësojë kërkesat e Borussia Dortmundit për reprezentuesin anglez.

Klubi gjerman po kërkon 120 milionë euro për shërbimet e tij, andaj nevojitet një sforcim i madh ekonomik nga “Djajtë e Kuq” për ta përmbushur dëshirën e trajnerit të tyre.