Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur rreth asaj se kush do të jetë kapiten i “Djajve të Kuq” në edicionin e ri garues.

Spekulime të shumta u ngritën kohëve të fundit duke pretenduar se cdo të privohet nga shiriti i kapitenit pas skandalit që pati me jetën e tij private, por duket se tekniku ka vendosur që t’ia fal atij.

Jo nuk kam ndonjë arsye që ta ndryshojë kapitenin e skuadrës sime. Është e vërtetë që Harry nuk e pati një verë të lehtë dhe nuk ka pushuar shumë, por ai është një top-lojtar”, tha Solskjaer për MUTV.

“Ai është po ashtu shumë human dhe ne vetëm shpresojmë që ta shohim në më të mirën e tij për sezonin e ri “, shtoi Solskjaer.

Tutje, ai konfirmoi se mesfushori Paul Pogba ka munguar në stërvitjet e fundit, për shkak të virusit.