Son Heung-min bëri një paraqitje të paharruar në fitoren e Tottenhamit 2:5 me Southamptonin, ku realizoi katër gola të bukur.

Përkundër asaj që të gjitha mediat po flasin për paraqitjen e tij, Son është ndalur dhe ka falënderuar bashkëlojtarin e tij në sulm Harry Kane, i cili asistoi në të gjithë golat e tij.

“Mua vërtet nuk më besohet që realizova katër gola në Premierë Ligë brenda një ndeshje. Por, unë jam vërtet shumë falënderues ndaj ekipit që më dha mundësinë për të realizuar, sidomos për Harry Kane. Ishte një paraqitje fantastike nga Harry, pasime të mrekullueshme. Të shënoja het-trikun e parë për “Spurs” në Premierë Ligë, është një krenari për mua. Jam shumë falënderues”, tha Son.