Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës.

Kjo është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sipas të cilit janë bërë dy teste për COVID-19 dhe të dyja ato kanë rezultuar negative.

Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, apelon te qytetarët që t’i zbatojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së, për mbajtje të distancës dhe pajisjeve mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.