Sot në qytetin e Pejës nga ora 11:00 do të zhvillohet turneu i xhudos “Judo for peace” në të cilin do të marrin pjesë garues nga disa shtete të regjionit, por aty do të marrin pjesë edhe garues nga Kosova.

Lajmin e konfirmoi në faqen e tij zyrtare trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili gjithashtu informoi se ky turne zhvillohet pa praninë e tifozëve, me rregullore specifike si dhe me numër të kufizuar të garuesve.

Njëherit ky turne është edhe një nismë në sportin e xhudos pas pezullimit disa mujor për shkak të pandemisë.