Ministria e Infrastrukturës, përmes një komunikate ka njoftuar qytetarët se më datën 14 qershor autostrada “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur.

Në njoftim thuhet se të dielën do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 kyçja Doganaj – Hani i Elezit dhe në atë në drejtimin kyçja Doganaj – Hani i Elezit.

Këto punime MI-ja thotë se janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të autostradës R6 “Arbën Xhaferi”.

Për arsye të realizimit të punëve, mbyllja do të jetë e përkohshme, që do të fillojë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00. Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale”, thekson MI-ja