Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Sot seanca e Kuvendit

1 min read

 

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot seancën plenare.

Në këtë seancë veç vazhdimit të pikave do të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në seancë e sotme do të bëhet edhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin për formimin komisioneve parlamentare, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.

Seanca do të fillojë në orën 10:00.