Kampionati më atraktiv i futbollit Premier League hap siparin e saj sot me disa ndeshje mjaft interesante.

Ndeshja e parë zhvillohet me fillim nga ora 14:30, ndërmjet Fulhamit dhe Arsenalit. Trajneri i ‘Topçinjëve’, Mikel Arteta synon që këtë edicion të garojë për njërën nga 4 pozitat e para.

Nga ora 19:30, Liverpooli si kampion aktual do të do të ballafaqohet me Leeds United në ‘Anfield Road’, ku kërkon asgjë më pak se fitore.

Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot:

Fulham – Arsenal

Crystal Palace – Southampton

Liverpool – Leeds United

West Ham United – Newcastle United./kp