Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti merr pjesë në takimin e komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke nisur nga ora 14:00. Kurse, pas takimit do të ketë konferencë për media.

Fillimisht kryeministri Avdullah Hoti viziton kompaninë “Eurometal”, në Babush i Ri të Ferizajt, pastaj ndërmarrjen “Ferronikeli”, në Drenas.