Shqipëria do të vaksinojë 250 mjekë dhe infermierë nga Kosova ditën e sotme. Njoftimi është bërë i ditur nga Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK).

Udhëheqësi i kësaj federate Blerim Syla, ka thënë përmes një njoftimi për media se 250 punëtorë shëndetësorë të tjerë do të vaksinohen në ditët në vijim.

Ky vendim është marrë pas takimit të zhvilluar mes delegacionit të FSSHK-së dhe ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasanit.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit.

Ky shtet pritet të përfitojë vaksinat e para nga COVAX – skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra./oranews