Programi i ditës së marte në Kuadër të Ligës së Kampionëve do të sjellë disa përballje shumë interesante. Me fillim nga ora 18:55 do zhvillohen dy ndeshjet hapëse mes Lokomotiv Moscow dhe Bayern Munich dhe asaj mes Shakhtar Donetsk dhe Inter Milan. “Bavarezët” udhëtojnë drejt Moskës si kryesues të grupit A ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Lokomotiv Stadium” ndërkaq ukrainasit presin në shtëpi klubin e Interit pas një fitoreje fantastike ndaj Real Madridit në Madrid me rezultat 2:3.

Më pas, me fillim nga ora 21:00 do të kemi gjashtë përballje shumë interesante. Grupin A do ta përmbyll ndeshja mes Atletico Madridit dhe RB Salzburgut ku spanjollët kërkojnë ti kthehen fitoreve në Ligën e Kampionëve pas humbjes së thellë nga Bayerni 4:0.

Grupi B do vazhdojë me përballjen mes Borussia Monchengladbachut dhe Real Madridit, ku “Galaktikët” udhëtojnë drejt “Borussia-Park” me shpresën të arkëtojnë tre pikë të plota pas humbjes së tmerrshme në xhiron hapëse ndaj Shahktarit 2:3.

Ndeshjet e radhës do jenë mes Olympiacosit dhe Portos e përcjellur nga sfida tjetër mes Marseille dhe Manchester City në kuadër të Grupit C. Portugezët presin ekipin e Olympiacosit në stadiumin “Estadio do Dragao” ku kërkojnë t’i sigurojnë tre pikët e para ndërkaq Manchester City udhëton drejt Francës që ta zhvillojë ndeshjen kundër ekipit të Marseille në stadiumin “Stade Velodrome”.

Dy ndeshjet e fundit do të jenë interesante, ku Atalanta e pret në shtëpi ekipin e Ajax kurse Midtjylland udhëton drejt “Anfield Road” në përballje me Liverpoolin. Grupin D e kryesojnë Atalanta dhe Liverpool ku pas javës së parë kanë arritur të arkëtonin tre pikë të plota në fitoret ndaj Midtjylland respektivisht Ajaxit.