Sot, me fillim nga ora 14:00 zhvillohen ndeshjet në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës. Ndeshja e parë hapëse do të jetë ajo mes Arbërisë dhe Dritës.

Gjilanasit do të udhëtojnë për në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku kërkojnë të arkëtojnë tre pikë të plota për tu afruar me liderin, Ballkanin që kryeson në tabelë me 19 pikë, ndërsa një fitore e mundshme e Arbërisë do i shihte ata të lëviznin nga pozita e pestë në atë të dytën.

Përballja tjetër do të jetë mes Feronikelit dhe Llapit. Llapjanët janë mysafir në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ku në një fitore të mundshme do i shihte ata të largoheshin nga zona e rrezikut, kështu duke kaluar nga pozita e nëntë në të shtatën.

Po ashtu edhe nesër me fillim nga ora 14:00 do zhvillohen ndeshjet e fundit të xhiros së nëntë ku do të përballen Drenica me Trepçën ’89, Gjilani me Besën dhe ndeshja e fundit shumë interesante mes Ballkanit dhe Prishtinës.