Fundjava fillon me ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës ku ndeshja hapëse e xhiros së pestë është mes KF Besa Pejë dhe KF Trepça ’89.

Besa e Pejës e pret në vend të vet Trepçën ’89, ku pejanët do tentojnë të marrin pikët e para këtë stinor, pasi që në katër ndeshjet e fundit nuk ka arritur të arkëtojë asnjë pikë, duke i pësuar katër humbje rresht.

Ndërkaq, Trepça ’89 kërkon të fitojë pikët e plota, ku në një fitore eventuale të mitrovicalive, do e gjente ekipin e tyre të dytin në radhitjen tabelare.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.