Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë sot një ndeshje miqësore për të parë nivelin dhe përgatitjen fizike të lojtarëve para ndeshjeve të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Para ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, theksoi se do të bëjë disa eksperimente në formacionin atartues kundër Kosovës, derisa trajneri i Kosovës, Bernard Challendes, e cilësoi si të panevojshme këtë miqësore në këtë kohe pandemie si dhe para dy sfidave me Slloveninë dhe me Moldavinë.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova do t’i kenë disa mungesa të rëndësishme për shkak se disa lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha evropiane, nuk janë lejuar të udhëtojnë për shkak të rrezikut të infektimit me virusin Covid-19.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 16:00 dhe pa praninë e tifozëve.