I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL të UÇK-së Hysni Gucati përmes një postimi në Facebook.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”,  shkruan ai.