Pas propozimit për aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga prokurori i Specializuar i Hagës, ky institucion sot ka akredituar edhe avokatë të tjerë për të mbrojtur të dyshuarit, akuzuarit, apo viktimat. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Prokurorisë së Hagës. Lista e tanishme përmban 179 juristë.

“Sot, e mërkurë, 24 qershor 2020, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shtuar emra të rinj në Listat e Mbrojtësve. Juristët që e kanë emrin në listë mund të zgjidhen për të përfaqësuar të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash, apo këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit. Listat publike përmbajnë emrat e 179 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.

Listat publike përmbajnë emrat e 179 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.

Ky është raundi i shtatë i shpalljeve. Listat publike të mbrojtësve janë publikuar.

Që nga nëntori i vitit 2017, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta për pranim. Vlerësimi i kërkesave dhe procesi i pranimit të mbrojtësve do të vazhdojnë edhe më tej. Me vijimin e procesit të vlerësimit, Listat e Mbrojtësve do të përditësohen vazhdimisht dhe në to do të pranohen edhe kandidatë të tjerë, që do të thotë se procesi mbetet i hapur.”, thuhet në njoftim.