Interi po djersitet për rezultatet e provave të Roberto Gagliardinit por Stefano Sensi mund të kthehet në stërvitjen normale këtë javë.

Tuttosport zbulon që Antonio Conte mund ta rikthejë Sensin në stërvitje këtë javë dhe stafi mjekësor po monitoron shërimin e tij nga një dëmtim i muskujve.

Ai duhet të rrisë ngarkesën e punës këtë javë por duhet të jetë i kujdesshëm dhe ka shumë të ngjarë të ulet në stol për ndeshjen kundër Torinos këtë fundjavë.

Lojtarët që kthehen nga detyra ndërkombëtare nuk do të jenë në dispozicion për t’u stërvitur deri të Premten dhe Aleksander Kolarov, i cili nuk u paraqit për Serbinë, është ende i pasigurt.

Interi është i shtati në Serie A me 12 pikë nga shtatë ndeshje dhe është në një seri prej katër ndeshjeve pa fitore përpara ndeshjes kundër “Granatas” të dielën.