Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka shkruar në një postim në Twitter lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Ai me këtë rast tha se është diskutuar për rëndësinë e pranisë së misionit KFOR në ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë.

Dialogu Kosovë-Serbi ishte po ashtu pjesë e diskutimeve gjatë kësaj bisede telefonike, për të cilin Stoltenberg tha se mirëpret përparimin në procesin e dialogut të sponsorizuar nga BE si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme.