Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjakovës sot është paraqitur në polici ku ka treguar se një person e ka goditur me boks, duke i  shkaktuar lëndime.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Rreth orës 15:30, viktima e lartëcekur ( drejtor i urbanizmit ne KK Gjakovë ) është paraqitur në St.Policor dhe i njëjti ka deklaruar se derisa ishte në një lokal aty kishte shkuar një person dhe i iu kishte drejtuar atij me fjalët “A nuk gjete dikujt tjetër po bash dajës tim me ja bo qashtu a” dhe pas këtyre fjalëve i njëjti e kishte goditur me boks viktimën duke i shkaktuar lëndime në hundë dhe ia kishte thyer syzet. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimës deri te konflikti kishte ardhur për shkak te një toke ku i dyshuari pretendon se e njejta është e dajës se tij dhe kërkon nga viktima që të mos ia jap dikujt tjetër për ndërtim. I dyshuari është kërkuar mirëpo i njëjti nuk është hasur. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar”, ka njoftuar Xhurkaj.

Rasti është nën hetime./21Media