Superliga e Kosovës rikthehet sot me disa përballje interesante, ku ndeshja më interesante do t’i takojë Prishtinës me Ballkanin.

Prishtina hyn si vendase në përballjen me Ballkanin, ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri”. “Plisat” pas 16 xhirove gjenden në pozitën e tretë, ku kanë regjistruar tetë fitore dhe nga katër barazime e humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 28 pikë.

Në anën tjetër, skuadra nga Suhareka Ballkani, pozicionohet e dyta në tabelë, me 12 fitore, dy barazime dhe dy humbje, ku pas 16 xhirosh kanë tubuar gjithsej 38 pikë.

Programin e plotë të ditës së diele mund ta gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:00 KF Llapi (9) – Feronikeli (5) (Stadiumi Zahir Pajaziti)

13:30 Prishtina (3) – Ballkani (2) (Stadiumi Fadil Vokrri).