Kanë përfunduar tre ndeshjet e javës së 17 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Me fillim nga ora 13:00 janë zhvilluar dy ndeshjet mes Arbërisë e Llapit dhe Ballkanit e Trepçës ’89. Llapjanët arritën të arkëtojnë tre pikë të plota përballë Arbërisë, kurse Ballkani fitoi kundër Trepçës vetëm për t’iu afruar kreut (Dritës) për një pikë.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve i gjeni më poshtë.

13:00 Arbëria – Llapi 1:2 (Ibrahimi 56’ (Arberia), Prenci 30’, Selmani 39’ (Llapi))

13:00 Ballkani – Trepça ’89 2:0 (Kuc 62’, Gripshi 90+4’).