Superliga e Kosovës rikthehet me një ndeshje interesante
3 Dhjetor 2020
Superliga e Kosovës rikthehet sot me një ndeshje interesante, ku me fillim nga ora 13:00, zhvillohet përballja mes Dritës dhe Llapit në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ndeshja e sotme i takon javës së parë të Superligës, pasi që me fillim Drita ishte e angazhuar në garat evropiane si kampione e Kosovës.
Drita aktualisht pas 13 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e dytë me 30 pikë, derisa Llapi pas 14 ndeshjeve të luajtura ka 11 pikë në pozitën e parafundit./KP