Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 29.

Llapi do të zhvilloj ndeshje si mysafirë kundër Gjilanit, dhe Prishtina pret në shtëpi skuadrën e Arbërisë.

Pas 28 xhirosh, Drita kryeson tabelën me 61 pikë, e ndjekur nga Ballkani në pozitën e dytë me 58 pikë, ndërsa në pozitën e tretë gjendet Prishtina me 57 pikë, dhe Top 4 e mbyll Gjilani me 43 pikë.

Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Arbëria me 27 pikë dhe Besa në vend të fundit me 10 pikë.

Programi i ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës vijon si më poshtë.

15:00 Gjilani (4) – Llapi (7) (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

15:00 Prishtina (3) – Arbëria (4) (Stadiumi Fadil Vokrri).