Sveçla jep detaje nga aksioni antidrogë në Mitrovicë e Fushë Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës pas aksionit të djeshëm që u zhvillua në veri të Mitrovicës, ku u shkatërrua një laborator droge dhe i cili ka vazhduar edhe sot në jug të Mitrovicës dhe Fushë Kosovë.
Sveçla ka thënë se njësitet e anti-drogës nga Policia e Kosovës po vazhdojnë punën e tyre me intensitet të shtuar dhe me sukses.
Tutje, Sveçla ka thënë se pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në Veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë. “Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe janë arrestuar 5 pjesëtar të këtij grupi”.
Sveçla në Facebook ka shkruar se e përgëzom Policinë e Kosovës dhe njësitet e saj relevante për përkushtimin e madh në zbatimin e misionit të tyre, luftimin e të gjitha veprimtarive ilegale në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe atë trans kufitar./21Media