Skuadra gjermane RB Leipzig ka arritur marrëveshje me austriakët e RB Salzburg rreth nënshkrimit të lojtarit Dominik Szoboszlai.

Shuma e kartonit të lojtarit hungarez i ka kushtuar RB Leipzig rreth 20 milionë euro, dhe Szoboszlai pritet të bashkohet me klubin gjerman në fillim të janarit të vitit 2021, përcjell KosovaPress.

Sot, Szoboszlai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me RB Leipzig, ku edhe ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të përfunduar testet mjekësore.