Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla dhe kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Tahiri ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për shumë tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat.

“Në takim theksova se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdushme prioriteteve të sindikatave, sepse synimi ynë për shtet dhe shoqëri të fuqishme, mund të arrihet vetëm në partneritet me to. U dakorduam se duhet vazhduar me intensitet të shtuar me punë dhe partneritet, për afirmimin e të drejtave të punëtorëve përmes një dialogu social, konstruktiv e përmbajtësor. Procesi i dialogut dhe partneritetit është parakusht për reforma shtetërore të qëndrushme, efikase dhe të sukseshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Dialogu me sindikata parakusht për reforma

Pata kënaqësinë t’i pres në takim lidershipin e dy sindikatave, kryetarin…

Posted by Besnik Tahiri on Saturday, 27 June 2020