Tahiri beson se situata është nën kontroll

Tahiri beson se situata është nën kontroll

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se dy rastet e reja në këtë komunë, janë punëtorë shëndetësor që kanë punuar në një institucion privat në Prishtinë.

Ai tutje ka thënë se janë të njohura kontaktet e dy të infektuarve, pasi ata kanë qenë të kujdesshëm dhe i dinë ato.

Sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është që 7 të dyshuarit në Smërkovnicë, kanë dal me rezultate negative.

Tahiri beson që situata është nën kontroll.

21 ka qenë numri i të prekurve me Covid-19 në këtë komunë dhe prej tyre 4 janë shëruar”, theksoi Tahiri.

I pari i Vushtrrisë pajtohet që të ketë masa shtrëngese shtesë, derisa ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë testimi në masë i temperaturës si shenjë e parë e Covid-19.