Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Takimet e Kurtit me Abdixhikun dhe Haradinaj konsiderohen pozitive

3 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Takimet e kryeministrit Albin Kurti me dy prej liderëve opozitarë po konsiderohen një mundësi e mirë për krijimin e konsensusit politik për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkaq, kërkesat e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj ekzekutivit po shihen nga shoqëria civile si të rëndësishme për procesin e dialogut.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se uniteti për dialogun me Serbinë është i domosdoshëm dhe se duhet të tentohet vazhdimisht për tema të mëdha të ketë përbashkim të partive parlamentare.

“Është hap pozitiv vetëm pjesëmarrja në to dhe lerë më nëse kemi një rezultat pozitiv nga këto. Edhe nëse nuk kemi në raundin e parë është mirë të tentohet edhe më tutje që të paktën për tema të mëdha të kemi një për bashkim dhe unitet me partitë opozitare. Nuk është e thënë që çdo gjë të përkrahin partitë opozitare, por të paktën të arrihet një konkluzion dhe pajtueshmëri… Uniteti është i domosdoshëm për dialogun Kosovë-Serbi, është mirë që dialogu të shihet si proces shtetëror dhe jo si proces i ndarë, i një qeverie të caktuar. Kështu është dashur të shihet gjithmonë dhe të trajtohet si i tillë. Është e rëndësishme që konsensusi t’i paraprijë marrëveshjes përfundimtare dhe një pajtueshmëri e gjerë politike është parakusht për sukses në dialogun Kosovë-Serbi. Një unitet dhe përbashkim karshi temës së dialogut, karshi opsioneve që vijnë në tavolinë edhe kundër Serbisë është e domosdoshme të krijohet një stabilitet politik edhe t’i kundërvihemi më mirë temave që vijnë në dialog”, tha Fetahu.

Pozitive këto takime po i sheh edhe Emir Abrashi nga Demokracia Plus. Ai tha se Kosovës i duhet një unitet i brendshëm për të përfunduar procesin e dialogut.

“Është pozitiv fakti që qeveria po konsultohet edhe me opozitën sa i përket procesit të dialogut dhe temave të mëdha që e presin vendin. Kosova është atdheu ynë i përbashkët dhe si i tillë nuk është pronë e një partie të caktuar politike. Prandaj edhe konsultat janë të nevojshme. Përfshirja e opozitës dhe shoqërisë civile janë të rëndësishme për shkak se Kosovës i duhet një unitet i brendshëm për procesin e dialogut në mënyrë që përpara të shtyhet përfundimi i tij”, tha Abrashi.

Sipas Abrashit edhe kërkesat e opozitës karshi kryeministrit Kurti janë të rëndësishme.

“Kërkesat e opozitës për raportim të rregullt dhe transparentë në Kuvend janë ë rëndësishme dhe qeveria duhet të jetë transparente gjatë gjithë procesit. Ti raportojë të gjitha marrëveshjeve dhe zotimet që i merr”, thotë ai.

Gjatë ditës sotme kryeministri Kurti ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërsa dje atë të AAK-së, Ramush Haradinaj. Megjithatë, Kurtin për takim e ka refuzuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.