Taylor Swift ka mbështetur demokratin Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden, me Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente, po përpiqet të rrëzojë Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Unë do të votoj me krenari për Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Nën udhëheqjen e tyre, unë besoj se Amerika ka një shans për të filluar procesin e shërimit aq të nevojshëm“, ka thënë Swift për V Magazine.

Këngëtarja e njohur shtoi se “Ndryshimi që na duhet më shumë është të zgjedhim një president që e di se njerëzit me ngjyra të ndryshme të lëkurës meritojnë të ndihen të sigurt dhe të përfaqësuar, që gratë meritojnë të drejtën të zgjedhin se çfarë të bëjnë me trupat e tyre dhe se komuniteti LGBT meriton të njihet dhe të ndjehet i përfshirë. Të gjithë meritojnë një qeveri që i merr seriozisht rreziqet shëndetësore globale dhe vendos jetën e njerëzve në radhë të parë. E vetmja mënyrë për të filluar rregullimin e gjërave është të zgjedhësh udhëheqës që janë të gatshëm të përballen me ato probleme dhe të gjejnë një mënyrë për t’i zgjidhur ato”.

Biden falënderoi Taylor-in në Twitter për mbështetjen dhe ‘për fjalën në këtë kohë të rëndësishme në historinë e kombit tonë’.