Një person ka raportuar në Polici se në Podujevë, në një distancë rreth 30 metra, kishte vërejtur dy persona të panjohur, ku njëri prej tyre kishte shtënë dy herë me armë zjarri në ajër.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë hasë ndonjë person të dyshuar as gjete ndonjë dëshmi të mundshme.

Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj te të cilët gjatë kontrollit janë gjete dhe sekuestruar dy thika, një sasi e vogël e substancave narkotike e llojit Marihuanë, ndërsa në veturën e të dyshuarve është gjetë dhe sekuestruar një pistoletë me gas me tre fishek.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.