U. d. Kryeshefja ekzekutive e e Telekomit, Burbuqe Hana ka thënë se janë duke përgatitur një kundër padi në arbitrazh ndaj Dardafon-it për bllokimin e llogarive bankare që nuk është pritë kaq shpejt të nisë përmbarim.

Këto komente Hana i ka bërë gjatë raportimit në komisionin për Ekonomi në Kuvend.

Ajo tha se më anë të kësaj kundër-padie që është angazhuar nja kompani nga Parisi ta bëjë këtë, dhe pretendojmë mbi 100 milionë euro.

Sipas saj, asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për ta mbështetur kompaninë për të ngritur kundër padi pasi ka materiale të bollshme në favor të Telekomit.

“Jemi të habitur me shpejtësinë që ka ndodhur nga përmbarimi. Është përgjegjësi e madhe që ka rënë mbi menaxhmentin dhe bordin. Pra, jemi afër falimentimit. Kemi një kundër padi, që aktualisht është duke u punuar. Kontestojmë këtë borxh pasi nuk është real nga Dardafon… Asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë për shpëtimin e Telekomi”, tha ajo.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuqi po ashtu tha se sot kanë pasur një takim ndërmjet Qeverisë, Telekomit dhe Dardafon për të arritur një marrëveshje pa kushte, që të zhbllokohen llogaritë bankar deri më 1 tetor.

Për këtë, deputetja Kusari Lila ka kërkuar të zhblloken llogaritë bankare, por jo me marrëveshje dhe me kushtëzime nga ana e Dardafon.

Edhe Pal Lekaj deputet tha se Dardafon nuk do të ketë mëshirë ndaj Telekomit, pasi ka fituar të drejtën në institucionet e drejtësisë.

Telekomi kompaninë mbrojtëse ndërkombëtare nga Parsi do ta paguaj

285 mijë euro për këtë kundër padi.

Para deputetëve U.d. kryeshefja ekzekutive në Telekom ka thënë se kosotoja e pagave në Telekom është 2 milionë euro në muaj për 2 mijë e 320 punëtorë sa janë aktualisht.

Ndërsa, totali i borxhit duke llogaritë edhe atë të Dardafon-it janë 53 milionë euro si dhe ndaj ATK-së borxhet janë 4 milionë 400 mijë euro./kp