Pavarësisht kërkesës së besimtarëve, xhamitë në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Kjo pasi që kreu i BIK-ut, Naim Tërnava po vlerëson se nuk janë krijuar ende kushtet.

Ai në një konferencë të përbashkët me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe mikrobiologun, Lul Raka, mbajtën një konferencë për media ku u tha se hapja e tyre mund të sjell rrezik për përhapjen e pandemisë COVID-19.

Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundësinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, ka thënë Tërnava.

Ai u shpreh optimist në përmirësimin e situatës epidemiologjike, nga ku më pas ai pret që të hapen edhe xhamitë.