Besimtarët katolikë sonte festojnë Pashkët

Besimtarët katolikë sonte festojnë Pashkët

Me këtë rast myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar Ipeshkvisë së Kosovës, por edhe mbarë besimtarëve katolikë mesazh urimi.

Në urimin e myftiut Tërnava thuhet se në këto ditë bota po përballet me pandeminë COVID-19, prandaj festat fetare janë moment i reflektimit për njohjen e vlerave hyjnore, humane e njerëzore.

“Po ashtu festat fetare na rikthejnë te mirëkuptimi, harmonia e respekti për tjetrin, si dhe në solidaritet e mbështetje për ata që kanë nevojë. Uroj që edhe mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e Pashkëve të jenë si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe të gjithë popujve të botës”, thuhet ndër të tjera në urimin e myftiut Tërnava.