Si kaloi sot Konferenca statusore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.- Prokuroria u shpreh e gatshme për gjykim në verë 2021, mbrojta kundershtoi

Si kaloi sot Konferenca statusore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.- Prokuroria u shpreh e gatshme për gjykim në verë 2021, mbrojta kundershtoi

Në konferencën statusore të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, mbrojtja kërkoi që gjykimi  i ish-krerëve të UÇK-së, të nis në verën e vitit 2022, me arsyetimin se ju duhen të paktën 18 muaj që të kryejnë hetime, në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen.
Në zyrën e Prokurorit të Specializuar ndërkaq shprehën gatishmëri për nisjen e shqyrtimit gjyqësor gjatë verës së vitit 2021. Bënë të ditur se brenda javësh, palës mbrojtëse do t’iu dorëzohen mbi 1 mijë materiale shtesë në mënyrë që mbrojtja të ketë materiale të mjaftueshme që të nisë hetimet. (E pergaditi-Fitore ADEMI)/21Media