Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke komentuar vizitën e tij te deputeti Haxhi Shala, ka thënë se nga pozita që ushtron është i thirrur që të këshillojë persona dhe individ që kërkojnë këshillën e tij.

Madje ai ka thënë se këshilla i ka dhënë edhe ish-kryeministrit Albin Kurti, por që i cili nuk i pranoi.

Presidenti tha se nëse do t’i merrte këshillat e tij, Kurti do të ishte ende kryeministër.

Më z.Shalën njohëm qe 20 vjet, kemi qenë bashkëluftëtarë. Kemi qenë edhe bashkëpartiak. E ka kërkuar mendimin tim se si mund të lëvizim përpara. Nuk është me rëndësi a më ka ftuar apo jo. Unë jap këshilla vazhdimisht për persona dhe individ që kanë nevojë. E vlerësoj sinqeritetin e tij, vendimi është i tij. Mendoj që ai e ka nderuar shtetin dhe vendin. E ka ndihmuar ndërtimin e institucioneve të vendit”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.