Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, i cili tha se Kosova dhe Serbia meritojnë shansin për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se është i lumtur që Shtëpia e Bardhë është në ndjekje të një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

E përshëndes lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, presidentit Donald Trump dhe ambasadorit Richard Grenell që të bashkojnë sërish Kosovën dhe Serbinë, në ndjekje të një marrëveshje paqeje. Unë inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm për paqen, pajtimin dhe prosperitetin ekonomik”, ka shkruar Thaçi.