Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pretendon se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e sajoi vet kërcënimin nga organizata e ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare.

Madje Thaçi mendon se komunikata kërcënuese është shkruar vet nga Kurti dhe ka dalë nga selia e VV-së.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vet Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithçka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij.”, ka thënë Thaçi.

I pyetur se a do të pranojë të dalë në debat me Kurtin, Thaçi u shpreh se do ta kishte një debat shumë relaksues me kryeministrin në detyrë.

“Unë do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës”, ka thënë Thaçi në një emision televiziv.