12 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Për çka, presidenti Hashim Thaçi, thotë se Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj.

Presidenti Thaçi nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka shkruar se rinia ishte promotore e ndryshimeve pozitive në çdo periudhë historike.

“Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit, punës dhe kultivimit të vlerave në funksion të zhvillimit të vendit. Në çdo periudhë historike, rinia ishte promotore e ndryshimeve pozitive. Dhe, unë, ndonëse e kujtoj me nostalgji rininë time, që nga ajo kohë angazhohem për më shumë mundësi për rininë, vend më të mirë për çdo qytetar dhe shtet më të fortë për popullin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Ai është zotuar për më shumë angazhim, në mënyrë që të rinjve të Kosovës t’iu krijohen kushtet më të mira dhe infrastrukturë bashkëkohore për edukim dhe zhvillim profesional.

“Edhe sot kur shënojmë Ditën Botërore të Rinisë zotohem për më shumë angazhim, që të rinjve tanë t’u krijojmë kushte më të mira dhe infrastrukturë bashkëkohore për edukim dhe zhvillim profesional”, përfundon shkrimi i Thaçit.

Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit, punës dhe kultivimit të vlerave në funksion të…

Posted by Hashim Thaçi on Wednesday, 12 August 2020