Presidenti Hashim Thaçi edhe njëherë është shprehur i lumtur që është arritur marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se ShBA atë që e ka premtuar deri më tani edhe e ka realizuar, ndërsa ka thënë se vetëm në Shtëpinë e Bardhë mund të ndodhë edhe një marrëveshje tjetër për njohje nga Serbia.

“Ndihem i lumtur dhe krenar që është arritur marrëveshja në Uashington. ShBA atë që e ka premtuar e ka realizuar”, ka thënë Thaçi në T7.

Po ashtu Thaçi ka thënë se më 4 shtator ka humbur një momentum i mirë për arritjen e marrëveshjes finale.