Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e vlerësimit të ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, presidenti Thaçi kujton se në vitet më përcaktuese për lirinë e Kosovës, presidenti Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri.

“Presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai mbetet në kujtesën tonë kolektive si presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Ishte kënaqësi të marr pjesë sonte në ceremoninë e vlerësimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, 17 August 2020