Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka shkuar për ngushëllime në familjen e biznesmenit Latif Kryeziut, i cili vdiq ditë më parë.

Me këtë rast për kontributin e tij në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pas vdekjes, për Kryeziun Thaçi ndau “Urdhrin e Pavarësisë”.

“Isha për ngushëllime në familjen Kryeziu për ta ndarë dhimbjen së bashku, pas vdekjes së biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Për kontributin e tij në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pas vdekjes, për z. Kryeziu ndava Urdhrin e Pavarësisë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /21Media