Presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar skuadrën e Prishtinës për fitoren në Kupën e Kosovës në futboll kundër Ballkanit.

Prishtina sot shënoi fitore kundër Ballkanit 1:0 dhe siguroi daljen në Evropa Ligë.

E pas këtij suksesi të madh nuk ka vonuar edhe urimi i të parit të vendit tonë.

Prishtinë, urime fitorja e Kupës së Kosovës në futboll. Me këtë kualitet, dinamikë dhe shpirt luftarak, suksese presim edhe në Ligën e Evropës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.