Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media tha se votimi i sotem për formimin e  qeverisë së re është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.

I pari i shtetit  shprehu fjalë të mira për kryeministrin e sapozgjedhur Avdullah Hoti për ekspozenë e tij në kuvendin e Kosovës.

“Përshëndes gatishmërinë për angazhimin e dialogut me Serbinë dhe zotimin për marrëdhëniet e mira me ShBA-të”, tha ai.

Krahas kësaj tha se qeveria e të duhet të vazhdojë reformat në ekonomi dhe sundim të ligjit.

Ish-kryeministrit Albin Kurti i kërkoi një pranim dorëzim sa më të lehtë tek kryeministri Hoti. Thaçi tha se barikadimi nuk i bënë nder askujt.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar Qeveria Hoti. Formimi i Qeverisë u votua me 61 vota për, ndërsa 24 kundër dhe një abstenim. Hoti do të qeverisë me kabinetin e tij të përbërë nga 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.