Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij ditëve të fundit nëpër familjarët e dëshmorëve të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Thaçi ka qëndruar sonte në Reçak.

“Sonte në Reçak, në vendin e mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Në vendin e kujtimit, respektit dhe nderit kombëtar. Kujtojmë se 21 vite më parë këta njerëz përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës. Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut”, shkruan presidenti Thaçi në Facebook.

Sonte në Reçak, në vendin e mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Në vendin e kujtimit, respektit dhe nderit…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, 6 July 2020